1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë nesër këto marrëveshje (Dokument)

Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, e cila pritet të mbahet të mërkurën (14 qershor), në Gjakovë.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar draft-marrëveshjen, e cila pritet të nënshkruhet nga të dyja palët, saktësisht nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në draft-marrëveshje thuhet se Kosova dhe Shqipëria bien dakord për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe me qëllim për të thjeshtësuar procedurat për ushtrimin e profesioneve të avokatisë dhe ndërmjetësimit, në zgjidhjen e problemeve.

Aty thuhet se marrëveshja ka për qëllim njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në territorin e Republikën e Kosovës, nga personi që e ka fituar këtë të drejtë në Republikën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas nenit 1 të kësaj Marrëveshje”, thuhet më tej.

Sipas draft-marrëveshjes, personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Po ashtu, theksohet se personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Ndërsa, sa i përket kushteve për ushtrimin e profesionit, thuhet si në vijim:

  1. Personi që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, duhet të vërtetojë se zotëron njohuri të mjaftueshme të së drejtës së zbatueshme në atë vend.
  2. Për të vërtetuar zotërimin e njohurive, personi zgjedh një nga alternativat e mëposhtme:
  3. a) kalimin me sukses të një provimi për testimin e njohurive, të organizuar sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;
  4. b) ndjekjen e një trajnimi të organizuar nga Dhomat, sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;
  5. c) ushtrimin e profesionit në mënyrë të rregullt dhe efektive, në bashkëpunim me, përkatësisht një studio avokatie ose ndërmjetës në territorin e vendit tjetër, për jo më pak se 6 muaj.
  6. Personit që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, vetëm në raste individuale, i njihet kjo e drejtë me miratimin e organit të parashikuar nga legjislacioni i vendit përkatës. Nëse legjislacioni nuk përmban parashikime në lidhje me rregullimin e kësaj të drejte, miratimi jepet nga Dhoma përkatëse.

Gjithnjë sipas draft-marrëveshjes, avokati dhe ndërmjetësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilit i njihet e drejta e ushtrimit të profesionit në vendin tjetër, gëzon të gjitha të drejtat dhe merr përsipër të gjitha detyrimet, sipas legjislacionit të atij vendi.

  1. “Dhomat përkatëse të Palëve lidhin marrëveshje teknike për rregullimin e hollësishëm të çështjeve të mëposhtme:
  2. a) anëtarësia, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të Dhomës/Odës, si dhe pagesa e kontributit të anëtarësisë;
  3. b) deklarimi i të dhënave, të cilat sipas legjislacionit të vendit ku ushtron veprimtarinë duhet të deklarohen, si dhe çdo ndryshim i tyre;
  4. c) sigurimi i përgjegjësisë profesionale;

ç) ndjekja e trajnimeve vazhduese;

  1. d) procedimi disiplinor dhe masat disiplinore deri në heqjen e së drejtës për ushtrimin e profesionit në atë vend, si dhe mënyra e njoftimit të tyre;
  2. dh) mënyra e njoftimit dhe komunikimit të pezullimit ose heqjes së titullit.
  3. Marrëveshjet teknike, sipas pikës 1 të këtij neni, lidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se ____ muaj nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje”, thuhet më tej në draft-marrëveshje.

Aty thuhet se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Oda e Avokatëve të Kosovës bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale të avokatëve që ushtrojnë profesionin në të dy vendet, sipas marrëveshjeve teknike që lidhin ndërmjet tyre. Po ashtu, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe Oda e Ndërmjetësuesve bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësve që ushtrojnë profesionin në të dy vendet, sipas marrëveshjeve teknike që lidhin ndërmjet tyre.

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë ndërmjet Palëve, lidhur me interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje, thuhet më tej se zgjidhet ndërmjet rrugëve diplomatike ose nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së secilës palë.

Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të procedurave të brendshme të secilës palë për hyrjen në fuqi të saj dhe se palët marrin përsipër zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe fillojnë punën për hartimin e marrëveshjeve teknike nga data e hyrjes në fuqi të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img