-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptari që e bëri të famshëm byrekun në Amerikë: Më i preferuar është ai me mish, amerikanëve iu pëlqene dhe flija

Ushqimet tipike shqiptare kanë “pushtuar” botën dhe kjo falë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në shtete të tjera.

Filip Kajtazi, sipërmarrës, tregoi në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se byreku më i preferuar është ai me mish, por shtoi se klientët amerikanë preferojnë edhe flinë që iu duket shumë e veçantë.

Ai tregoi se i kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha vendet e botës vetëm për të ngrënë byrekun tradicional.

“Ai që preferoj unë më shumë është byreku me spinaq. Kur kemi ardhur në fillim, s’kemi pasur mundësi ekonomike, mishi ishte i shtrenjtë dhe nëna na bënte byrek me spinaq. Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë, që e shoqërojnë me kos. Vijnë shqiptarë nga Zvicra, Austria, Australia që të hanë byrekun tradicional dhe thonë se është njësoj sikur po hanë byrekun në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi sipërmarrësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img