Akademia Pronet me datën 10.06.2023 realizoi trajnimin e titulluar “Teknologjia informative dhe praktikat e saj” trajnim ky u mbajt në Durrës, Shqipëri. Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin shkollat: “28 Nëntori” – Prishtinë , gjimnazi ” Hamëz Jashari”- Skenderaj, “Gjin Gazulli”- Prishtinë dhe kolegji AAB.
Trajnimi kishte për qëllim përshkrimin, orientimin dhe zbatimin e metodave dhe modeleve kreative gjatë punës praktike.
Trajnimi u mbajt nga profesorët më të mirë dhe profesionist nga Kosova dhe Shqipëria, siç janë: Prof.ass.Dr Besnik Hajdari, Prof.asoc.dr. Indrit Baholli, dhe Msc.cand. Denis Hajdari.
Pronet Academy është e përkushtuar për edukimin dhe arsimimin e kuadrove të reja dhe orientimin e tyre drejt profesionalizmit në fushat e caktuara ku mund të themi se sekreti në edukim qëndron në respektimin e nxënësëve.
Në krye të organizimit ishte kordinatorja Ferdane Sahiti e cila ishte edhe udhëheqëse e këtij trajnimi.
Pjesmarrësit u dekoruan me mirënjohje dhe certifikata në fund të trajnimit duke u ndarë të kënaqur me të gjitha aktivitetet që zhvilluan në kuadër të këtij trajnimi.
Pronet Academy potencoi se është në përgatitje e sipër për trajnimet dhe projektet e radhës që do të zhvilloj në një të ardhme të afërt.