Sot më 12 qershor shënohet 24 vjetori i çlirimit të Kosovës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj thotë se nuk duhet harruar se si erdhëm deri te liria.
“Çdogjë që sot ne jetojmë dhe duket më e lehtë më e mundshme është falë tyre. Ata janë krenaria jonë. Ata ishin të sigurt që ekzistonte mundësia që ne sot të jetojmë të lirë dhe për këtë dhanë gjithçka…Ata me qindra e me mijëra u sakrifikuan që ne me miliona ta jetonim të ardhmen. Burra e gra, fëmijë e pleq jetuan dhe ranë në fushëbeteja për t’u bërë të pavdekshëm dhe të përjetshëm. Ne sot i respektojmë duke ndërtuar të ardhmen tonë me dinjitet, përkushtim dhe angazhim për vendim”, thotë Muharremaj në një video të publikuar.