Ambasada amerikane në Kosovë me një postim në rrjetin social Twitter ka kujtuar përvjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ata thanë se fal ndërhyrjes së NATO’së kosovarët u kthyen në shtëpitë e tyre.
Nga ambasada thanë se tani më shumë se kurrë duhet ruajtja e paqes dhe Kosova të ecë përpara.
Njoftimi i plotë:
“24 vite më parë shumë kosovarë mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre fal NATO’s, që solli paqe dhe stabilitet në Kosovës dhe rajon. Sot më shumë se kurrë duhet kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.