Të hënën Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mesin e pikave të rendit të ditës që pritet të miratohen, është edhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa që është thirrur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Në këtë mbledhje të Kryesisë pritet të vendoset edhe për interpelancën e Ministrit Blerand Stavileci e thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.