16.9 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Kandidati presidencial serb: Autostrada nuk i duhet Serbisë por “Shqipërisë së madhe”

Beograd – Kandidati presidencial i DSS, Aleksandar Popoviq, tha sot se autostrada Nish-Tiranë-Durrës nuk i duhet Serbisë, por, siç tha ai, “Shqipërisë së Madhe”.

Popovic në emër të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) kërkoi që Qeveria e Serbisë të ndërprejë atë projekt.

“Angela Merkel kërkon nga Serbia që të ndërtojë autostradën Nish-Tiranë-Durrës dhe Aleksandar Vuçiq e dëgjon, tha ai në Zhitishte dhe shtoi: Kjo autostradë nuk është e nevojshme për Serbinë por për “Shqipërinë e Madhe”, thuhet në deklaratë, raporton agjensia Beta.

Ai tha se projekti i ndërtimit të autostradës Nish-Tiranë-Durrës  është në konflikt të drejtpërdrejtë me interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj.

“Ne do të ndjekim vetëm interesat tona – do të anulojë ndërtimin e autostradës së ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ata 900 milionë euro do t’i investojmë në asfaltim dhe elektrifikim të fshatrave. Serbia e drejtë është mbi të gjitha, sepse njeriu është mbi të gjitha”, ka thënë Popoviq./GazetaExpress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img