-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar, Shqiprim Arifin e ftojnë të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se Komuna ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.

“Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shtoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img