Kreu i Kuvendit, Glauk Konjfuca, tha se 12 qershori është njëra nga ditët më të çmueshme e më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
Sipas tij, çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm ndërmjet faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare.
Ndalja e gjenocidit të Serbisë, tha ai nuk mund të ndalje pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, por liria thotë ai erdhi edhe sepse kërkesat tona ishin të drejta.
“Sot pra është 24 vjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia, çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar”.
“Sepse dita e çlirimit të Kosovës konsideroj pikërisht edhe me ndalje e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej edhe pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa shtet të cilat e ndihmuan çlirim e Kosovës. Por kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejt. Ne krejt çka po kërkonim si popull dhe qytetarë ishte që ta heqim pushtimin, okupimin serb shekullor në Kosovë”.
“Për këtë ditë dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë. Prandaj unë e shfrytëzoj rastin që të uroj edhe një herë ditën të gjithë qytetarëve të Kosovës, 12 qershorin ditën e çlirimit sepse është njëra nga ditët më të çmbushmë, më të rëndësishme të popullit tonë”, tha ai.