Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë! Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” shkruan Begaj në Facebook.
Kreu i shtetit shqiptar në këtë ditë ka shprehur mirënjohje edhe për SHBA-në dhe NATO-n.
“Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO!”
Me aktivitete të ndryshme, në Kosovë sot po shënohet 24 vjetori i çlirimit.