Hannes Swoboda, politikan socialdemokrat austriak, njëherit ish-anëtar i Parlamentit Europian, ka arritur në Kosovë.
Ai ka shkruar në Twitter për vizitën që po i bën Kosovës. “Erdha në Prishtinë! Kosova duhet të zgjidhë problemet e saj dhe duhet ndihmuar që t’i afrohet BE-së me vlerat dhe parimet e saj”, tha ai.