-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kosova të dalë patjetër prej qorrsokakut me miq të mirë, jo me keqtrajtim të miqve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është futur në një qorrsokak, duke e përmendur kontributin e të gjithëve që dhanë për çlirimin e vendit.

Ai, në 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit, deklaroi se Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!”

“Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img