-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Fatmir Sheholli: SHIK-u më dërgoi në Serbi për të marrë informacione për të burgosurit dhe varrezat masive

Fatmir Sheholli ka zbuluar disa informacione në lidhje me funksionet e tij si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në periudhën 1999-2000.

Në emisionin Kojshia Show, mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Ai në këtë emision ka folur për një mision që e kishte marrë nga SHIK-u për të marrë informacione nga Millosheviqi.

“Po kam marrë detyra nga Shërbimi Informativ i Kosovës. I kam kryer më shumë sukses. Millosheviqi në atë periudhë ende ka qenë në fuqi. Ka qenë periudha 1999-2000. Ka qenë periudha e përgatitjes për në Hagë. Me Milloshin nuk jam parë. E kam kryer punën time në mënyrë profesionale. Jam mjeshtër i kësaj punë”, tregon Sheholli.

Ai ka zbuluar disa nga detyrat për të cilët ka qenë i angazhuar nga SHIK-u.

“Unë kam pasur kontakte të ndryshme. Neve na është dashur të dinim vendet se ku janë të burgosurit tanë. Shumë herë na kanë gënjyer për Ukshin Hotin. Kanë bërë biznes me të burgosurit tanë. Kjo ka qenë njëra prej detyrave. Një tjetër detyrë e imja ka qenë të zbulojë ku janë varrezat masive ku janë futur të dashurit tanë. Kanë qenë punë të ndjeshme, por unë i kam dorëzuar këto informacione te krerët e mi, Kadri Veseli, Latif Berisha dhe Elmi Reçica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img