Rruga e Spitalit në Pejë po i ngjan një piste të vërtetë të formulave.
Në një video që ka publikuar “Peja në Fokus”, shihen vetura që thyejnë rregullat në trafik, duke lëvizur me shpejtësi mjaft të madhe.
Po ashtu shihen vetura që tejalojnë në mënyrë të rrezikshme.
Banorët e kësaj lagje, me ironi e thonë se do të kërkojnë nga Komuna Pejë që ky lokacion të bëhet zyrtarishtë shteg i garave.
Sipas ligjit të komunikacionit rrugor, në zonat e banuara, shpejtësia e lejuar është 40 km/h.
Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane, variojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi tejkalon shpejtësinë e paraparë me shenja të komunikacionit me më shumë se 5 kmh, atëherë gjobitet me 20 euro.
Ndërkaq, nëse shpejtësia shkon mbi 50 kmh, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.
Neni 55: Shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane.
Shpejtësia më e madhe e lejuar brenda zonës urbane është pesëdhjetë (50) km/h, në qoftë se me shenja të trafikut nuk është e përcaktuar ndryshe.