7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nisin lëvizjet e para, Neymar kërkohet nga Al-Hilal

Neymar është futbollisti i radhës që po synohet që të transferohet në Arabinë Saudite.

Braziliani është duke u lidhur shumë me një largim nga Paris Saint-Germaini këtë verë, megjithatë, pak klube do të mund të përballojnë financiarisht transferimin e tij.

Financat nuk duken të jenë problem për klubet nga Arabia Saudite. 

“CBS Sports” ka raportuar se Al-Hilal po përpiqet të sigurojë shërbimet e ish-sulmuesit të Barcelonës.

Përfaqësuesit e këtij klubi thuhet se kanë udhëtuar drejt kryeqytetit të Francës me qëllim që të shohin nëse Neymar është i gatshëm për të vazhduar karrierën në elitën e futbollit saudit.

18 herë kampionët e Arabisë Saudite nuk kanë hapur ende bisedimet me PSG-në. Ndërkaq, sa i përket kushteve personale të 31-vjeçarit, Al-Hilal besohet se do t’ia ofronte të krahasueshme me ato të Cristiano Ronaldos, i cili fiton 200 milionë euro në sezon te Al-Nassr.

Në anën tjetër, parisienët besohet se janë të gatshëm për të lejuar 31-vjeçarin që të largohet.

Reprezentuesi i Brazilit ka qenë në treg që nga vera e kaluar, por ka pasur pak interesim për lojtarin që thuajse çdo sezon përballet me lëndime të shpeshta.

Neymar, që u transferua te PSG-ja për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img