Familja Bordoniqi nga Gjakova po kërkon ndihmë për të mbledhur mjete financiare për shërimin e djalit të tyre Lumit.
16-vjeçari, Lum Bordoniqi, është diagnostikuar me sëmundjen “Ewing Sarcoma”, e cila në gjuhen popullore njihet si kanceri i eshtrave.
Familjarët kanë bërë të ditur se iu nevoiten 130 mijë euro për operacionin në të cilin duhet të bëhet transplanti i palcës.
“Diagnoza është konstatuar në Spitalin Turk Medical Park ku edhe gjindet për trajtim në pamundësi të mjeteve financiare nuk kemi mundësi që të vazhdojmë me mjekimin. Familja nuk i përballon shpenzimet dhe ju kërkojme që me mundësitë që keni si njerëz të vullnetit të mirë të na ndihmoni në këtë situatë të rëndë që gjindemi”, thuhet në njoftim.