5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri tregon për takimin me shqiptarët në Sarajevë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme mori pjesët në punimet e Samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, i cili u zhvillua në Sarajevë. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Mustafa ka vizituar edhe shoqatën e bashkatdhetarëve që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Mustafa ka vizituar disa nga bizneset që drejtohen nga kosovarët.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, vizitova sot shoqatën e bashkatdhetarëve tanë, ku zhvillova biseda shumë të këndshme me qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shkëmbyem pikëpamjet tona për punën, angazhimet, rezultatet dhe shqetësimet e tyre, si dhe për nevojën që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm dhe pa ngarkesat e paarsyeshme që ekzistojnë aktualisht.

Së bashku me bashkëkombësit tanë në Sarajevë, vizituam edhe Çarshinë si dhe disa prej bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime dhe ushqime me kualitet shumë të lartë duke bërë emër shumë të mirë në Sarajevë.

Diaspora jonë kudo në botë, përfshirë komunitetin tonë në Sarajevë, është një pasuri shumë e çmueshme për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës do të rris edhe më tej përkrahjen dhe format e bashkëpunimit të afërt.

Për Kosovën është fat i madh që e ka një Mërgatë të tillë.

Respekt i gjithanshëm!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img