Manchester City dhe Inter do të luajnë në finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja duhej të komentohej nga Adriano, ish-lojtar i kombëtares braziliane dhe Interit, por gazetar A Bola raporton se jeta e tij e trazuar ka rezultuar edhe një herë në një dështim profesional.
Përkatësisht, Adriano ishte duke festuar një natë para fluturimit për në Stamboll dhe ishte vonë për në fluturim.
Adriano ishte në tre festa të ndryshme në Rio de Zhaneiro në të njëjtën mbrëmje dhe për këtë shkak humbi avionin për në Stamboll.
Sigurisht që TNT Sport ia anuloi kontratën dhe është e sigurt që ai nuk do të punojë më kurrë për ta si komentues. Ky rezultat nuk është befasues, sepse rruga e Adrianos pas karrierës së tij u shënua nga gjithçka, përveç sportit.
Kujtojmë se Adriano së fundmi ka njoftuar në Instagram se ka vënë bast për Interin në finale. Skuadra e Pep Guardiolës është favorit i qartë, por kjo nuk e ka ndal brazilianin të paguajë 10,000 realë brazilian, që janë afërsisht 1,900 euro, për fitoren e Interit.
Nëse Interi fiton Ligën e Kampionëve, fitimet e Adrianos do të jenë shtatëfishi i parave të paguara.
Adriano luajti 177 ndeshje në pesë sezone për Interin ku shënoi 74 gola.