-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“ALBAS” promovon Abetaren humbëse në konkursin për Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare

Shtëpia botuese “ALBAS” gjatë të shtunës së 10 qershorit në panairin e Librit ne Prishtinë ka promovuar Abetaren humbëse në konkursin për Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare.

Në këtë konkurs kanë fituar dy shtëpi botuese, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare. Ajo Abetare ishte promovuar nga dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti, në fillim të vitit të ri shkollor gjatë vitit të kaluar.

Në Shqipëri nisi zyrtarisht me 12 shtator mësimi shkollor dhe, në ceremoninë inauguruese të Abetares së unifikuar të gjuhë shqipe, kryeministri Rama, teksa e ka quajtur moment të veçantë, ka thënë se puna e përbashkët mes dy qeverive (Kosovë-Shqipëri) ishte edhe sfidë më vete me kohën.

Ndërsa, kryeministrit Kurti gjatë përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri më 1 shtator, pati thënë se në këtë ditë kombin shqiptar e për bashkon edhe kjo Abetare. Gjatë fjalimit të tij, kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit.

Ndërsa, me një pretekstin tjetër, përfaqësuesja e shtëpisë botuese “ALBAS”, Rita Filipi, të shtunën në Panairin e Librit në Prishtinë ka bërë promovimin e një tjetre abetare, të cilën e kanë quajtur “Abetare Mbarëkombëtare”, raporton Reporteri.

Duke u thirrur në tregun e lirë dhe se “shqiptarët nuk i bashkon një abetare” ajo ka arsyetuar promovimin e “Abetares Mbarëkombëtare”.

“Tregu është i hapur, gjërat alternative janë shumë më të mira se ajo që quhet monopol, dhe që vendoset qoftë edhe me politika, sepse shqiptarët nuk është që i bashkon një Abetare. Ne nuk jemi asi mentaliteti. Në kohën e rilindjes, që na pengon armiku dhe tash po bëhet nam dhe shyqyr që u bë një Abetare. D.m.th. përveç Abetares sonë, dalin në treg edhe Abetare të tjera me shumë vlerë. Dhe mësuesi kur ka disa në dorë, qoftë dhe prindërit. Ne na ka ndodhur që prindërit kanë punuar me një tekst alternativ dhe ka pasur rastin që kanë kërkuar të punojmë edhe më këtë libër. Tregu është i hapur nuk jemi më në kohërat e kaluara. Së paku në Shqipëri, para viteve të 90-ta, kur ishte vetëm një shtëpi botuese dhe atëherë përcaktohej nga shteti kush do botojë libër, kush jo. Ky s’ka të drejtë të bëjë dhe ata janë marrë me Abetare që i kanë pas 50 vjet në treg dhe përmenden dhe me nostalgji”, ka thënë Filipi.

Filipi ka thënë se e respektojnë Abetaren e përbashkët që është gati një vit në duart e nxënësve, por kanë sjellur variantin e tyre dhe mund ta përdorin mësimdhënësit si material plotësues.

“Normal libri i Abetares është nostalgji, por nëse ne ngrejmë nostalgji për gjëra të vjetra, të cilat nuk është se kanë konkurruar dhe kanë qenë 50 vjet në treg, ajo nuk është konkurrencë në cilësi.  Ajo është sepse kështu është vendosur, e që dikush mund të ishte 50 vjet autor i Abetares. Tani koha i ka hapur këto kufij, dhe prandaj edhe në Kosovë janë futur alternativat se nuk ka pasur dhe kjo i bie që ne respektojmë Abetaren edhe gjithë grupet e punës sepse i kemi kolegë. Respektohemi shumë me njëri tjetrin. Ne sjellim variantin tonë, pastaj është diçka tjetër ajo që Abetaren mund ta përdorë kushdo, dhe mësuesit mund ta përdorin dhe si material plotësues, sepse aty ka shumë ushtrime të mira mund ta përdorin digjitalizimin etj”, ka theksuar ajo.

Ajo gjatë këtij arsyetimi ka thënë se kjo abetare nuk është abetare e përbashkët Shqipëri – Kosovë, por është më përfshirëse pasi sipas Filipit, janë marrë edhe kurrikulat e vendeve të ndryshe duke përfshirë këtu edhe diasporën.

“Atëherë për titullin ne kemi pasur një paketë tjetër, edhe shkon edhe me rimë Abetare Mbarëkombëtare, se titujt tonë zgjidhen edhe për kënaqësi. Po përtej kësaj është bërë me një grup siç e thash, por nuk është vetëm Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, është me një grup shumë më të madh, dhe janë marrë parasysh kurrikulat e të gjithë këtyre vendeve, madje edhe kurrikula e diasporës. Se ne punojmë shumë me fëmijët e diasporës. Ndërsa mund të ishte edhe vetëm Abetare, por që na pëlqente kjo gjë. Po kemi marrë pjesë po meqë do të fitonte vetëm një libër, normal një do të fitonte nga konkurrentët, kështu që nuk është që ne nuk dimë më tepër për këtë”, ka shtuar ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img