-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Në një incident që ndodhi në pasditen e së hënës, më 29 maj, në Zveçan, rreth 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, u lënduan gjatë një intervenimi për shpërndarjen e protestuesve serbë.

Ndërhyrja e KFOR-it u bë pasi paraprakisht iu kërkua protestuesve të hiqen nga zona, por ata refuzuan dhe sulmuan me gjësende të ndryshme, përfshirë mjete eksplozive.

Protesta në Zveçan kishte një ndikim të veçantë nga Beogradi, duke përfshirë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë si, Bane Jakshiq dhe Bojan Topliçeviq,  të cilët ishin prezentë në vendin e protestës për të shkaktuar trazira.

Njëri prej sulmuesve të identifikuar, Marko Nikoliq, u përfshi në sulmet direkte ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, duke rezultuar në lëndime të rënda për rreth 30 persona.

Dy pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Bane Jakshiq dhe Bojan Topiceviq (të rrethuar me ngjyrë të kuqe)

Marko Nikoliq, njëri prej sulmuesve të KFOR-it në Zveçan

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka përmendur disa armë me të cilat pretendon se grupet kriminale në veri, i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, gazetarët e Policinë e Kosovës.

Sipas Kurtit, këto armë janë prodhuar dhe sjellë nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojiq Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Rucna Shok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rade Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, nuk do të jenë të lirë, edhe për 1 muaj, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit.

Ata po dyshohen për veprën penale ‘rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare’ dhe ‘pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’.

RTV Dukagjini kishte siguruar vendimin e Gjykatës për të dyshuarit, ku thuhej se ka dyshim të bazuar se të dyshuarit janë të përfshirë në grupe kriminale që lënduan 30 pjesëtar të KFOR-it, tre prej të cilëve me armë zjarri. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img