-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon edhe Rusia për ngjarjet në veri

Për ngjarjet në veri ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse, duke akuzuar Perëndimin se “nuk kanë nxjerrë konkluzionet e duhura” ndërsa ndëshkimet dhe paralajmërimet për sanksione ndaj Kosovës i ka quajtur “shtirje”.

Ndërsa, sa i përket Serbisë, Maria Zakharova thotë se Perëndimi po i ofron Beogradit ndihmë ekonomike, investime të reja dhe rritje të bashkëpunimit ushtarak – të gjitha këto, sipas saj, “bëhen padyshim për distancimin e Serbisë nga Rusia dhe aleatët e saj të tjerë tradicionalë, dhe që Beogradi t’i jep fund partneritetit strategjik me Moskën”, siç e cituan mediat serbe.

“Perëndimi i kërkon Beogradit që të bind serbët e Kosovës për të marrë pjesë në rizgjedhjet e kryetarëve në veri dhe të kthehen në institucione pa garacncione, që do të thotë, t’u besojnë fjalëve të SHBA-së dhe BE-së që më në fund interesat serbe po merren në llogari”, tha ajo.

Zakharova nuk la pa u marrë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin tha se “po sillet çdo herë e më shumë në mënyrë jo adekuate”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img