-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Fjalët dhe propaganda e Vuçiq s’kanë më peshë”, Vela i publikon pamjet e protestave në Beograd

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, tha se “pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta”, pamjet që vijnë nga Beogradi e dëshmojnë se kjo është propagandë.

Ai publikoi një video ku shihen mijëra protestues në rrugët e Beogradit që u mblodhën kundër dhunës në Serbi dhe duke i kërkuar dorëheqjen presidentit serb.

“Populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë. Le ta quajmë Mejdan apo Pranverë Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve. Sa më shpejt që vlerat europiane të demokracisë të zënë vend, aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”.

Në Beograd u mbajt protesta e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, e cila shpërtheu pas të shtënave masive që la disa të vdekur, shumica nxënës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img