6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Institucionet e sigurisë s’i komentojnë deklaratat e Thaçit për organizatën e Murat Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ekziston një listë prej 26 personalitetesh publike që kanë qenë në plan për t’u ekzekutuar.

Zyra e tij ka thënë për KTV se Presidenti ka folur për organizatën “Syri i Popullit”, që ka marrë përsipër sulmin ndaj Azem Vllasit dhe ka thënë se ajo është organizatë terroriste.

Policia e Kosovës shkurt ka thënë se nuk ka koment për këtë çështje, përfshirë atë nëse qytetarët e Kosovës rrezikohen nga këta individë ose grup i përmendur nga Presidenti.

As Prokuroria nuk ka dashur të flasë për rastin.

Në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, një ditë më parë, i kanë mohuar këto informacione, kur janë pyetur nëse Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kur ka folur për listën që ka thënë se e ka pranuar nga organet e sigurisë.

Drejtori i AKI-së shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës, që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img