6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Absurde që Qeveria nuk i kryen pagesat e rrezikshmërisë për policët

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazi, ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se shteti gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 3% më pak për paga dhe kjo ka bërë që njerëzit të lëshojnë vendet e punës në masë të madhe në sektorin publik.

“Njerëzit janë duke e lëshuar me të madhe punën në sektorin publik dhe kjo po ndodh për herë të parë pas sa e sa viteve. Sektori publik tash është duke humbur mjekët më të mirë, inxhinierët, juristët , ekonomistët më të mirë sepse nuk janë duke e pa perspektiven e tyre në këto institucione. Ligji i pagave që është miratu në vend që të zgjidh problemet që kanë ekzistu në sektorin publik e ka bërë kaos dhe ka shut problemet. Vetëm në zyrën e kryeministri ka shumë persona që kanë lëshuar punën e lëre më në ministri”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Sipas tij, shumë prej tyre ose kanë kaluar në sektorin privat që është bërë shumë më atraktiv ose kanë migruar jashtë vendit, ku vetëm në dy vitet e fundit janë mbi 120 mijë qytetarë.

Gjitha këto, sipas deputetit Hoti, kanë ndikuar që të ndikuar që të vërehet mungesë e madhe e punëtorëve edhe sektorin privat.

Mos-ngritja e pagave në sektorin publik e privat karshi rritjes së inflacionit ka bërë poashtu ta pamundur mbijetesën, ndërsa që absurdi më i madh i kësaj qeverie, sipas deputetit Hoti, është mospagesa e rrezikshmërisë për policët.

“Unë nuk i di arsyet pse nuk janë bërë pagesat për rrezikshmëri, do t’i kisha kuptu sikur ato të vonoheshin një muaj, por të mos ekzkutohen ato për katër muaj kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe veç si mungesë së vullnetit të tyre për t’i kryer këto pagesa”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img