3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së: Rama e do më shumë Serbinë sesa Kosovën

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit edhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka folur në Euronews Albania ka folur rreth draft statutit të krijuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeziu ka thënë se nuk ka qenë fare momente që të vinte një draft status i tillë nga Rama.

“Mendoj që nuk ka qenë fare që në këto momente të na vinte një propozim i tillë prej kryeministrit Rama, pra të themi si person i tretë që po ndërhynë në këtë proces në kuptimin e propozimit të dokumenteve të tilla, personalisht mendoj se nuk i shërbejnë fare Kosovës në këto momente dhe definitivisht nuk është lëvizja e duhur që është dashtë me u bërë prej anës së tij.” – ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së ka shtuar se drafti i Ramës beson se më shumë i shërben Serbisë sesa Kosovës.

“Unë mendoj se ky veprim nuk do duhej të bëhej fare nga kryeministri Rama, jemi në një pozicion që Shqipëria do duhej ta përkrahte Kosovën karshi veprimeve të veta që ajo po i mbanë sa i përket qasjes me Serbinë tash në kuadër të dialogut. Të mos harrojmë që ky propozimi apo hartimi i këtij draft dokumenti besojë më shumë i shërben Serbisë sesa Kosovës.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Rama në vazhdimësi e ka treguar qasjen që ai ka me Kurtin dhe afërsinë e vëllazërinë që e ka me Vuçiqin.

“Nuk mund të thuhet pse ekziston kjo ndarje në momentin kur një propozim na vjen nga një kryeministër shqiptar, se mos të harrojmë po flasim për një kryeministër shqiptar që në vazhdimësi e ka treguar qasjen që ai e ka ndaj kryeministrit Kurti dhe afërsinë e vëllazërinë që ai e ka me Vuçiqin.” – ka thënë ajo.

Pas kësaj deklarate, kryeziu është pyetur nga moderatorja “se a mendon personalisht që Rama më shumë e donë Serbinë sesa Kosovën?”

Kryeziu ka thënë se po mendon, duke shtuar se Rama në vazhdimësi e ka treguar afrimitetin e tij me Vuçiqin,

“Sigurisht që unë e mendoj atë gjë, unë mendoj që zoti Rama në vazhdimësi ka treguar afrimitetin e tij me Vuçiqin.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img