5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja e dakorduar me Serbinë nuk po gjen zbatim në praktike për shkak të sjelljes destruktive nga kjo e fundit.

Në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” të mbajtur në Dubrovnik, Kurti ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në lidhje me raportet me Serbisë, ai tha se Kosova dhe Serbia tashmë kanë një marrëveshje të dakorduar me njohje reciproke de-facto në qendër, një arritje kjo e madhe e BE-së, por që nuk po gjenë zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë. Me këtë rast, ai ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti ka përmendur edhe propozimin e tij të mëparshëm për një model të ri të bashkëpunimit rajonal të quajtur SEFTA, sipas modelit aktual të EFTA-EEA, që sipas tij do të shërbente si një baticë që ngre të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Kurti gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet dhe se i njëjti mund të reformohet dhe të zgjerohet në të njëjtën kohë.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për Aneksin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img