7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përfundoi mandatin e saj në Shqipëri, Yuri Kim merr “Çelësin e Tiranës”

Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai çmoi punën e ambasadores dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në 3 vite e gjysmë që ajo punoi në Tiranë, ndërsa e ftoi ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike.

“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë”, u shpreh Veliaj.

Ambasadorja Kim u shpreh se Tirana ka qenë një shtëpi për të dhe se tanimë që po largohet, ajo do të mbetet familja e saj. “Faleminderit shumë! Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img