1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Basha i ashpër sërish me amerikanët: Munden me na tregu për plot sene, veç për Serbinë jo! PIKË!

Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, që më shumë duket një qëndrim kufizues ndaj aleatëve të Kosovës.

Sipas Bashës, miqtë e Kosovës munden të tregojnë për shumë gjëra, por jo edhe për Serbinë. E gjithë kjo, për shkak se, sipas Bashës, askush në botë nuk e njeh më mirë Serbinë se populli shqiptar.

Në fund, si duket për ta përforcuar mendimin e tij, Basha shkru PIKË!, që përdoret si shenjë e vulosjes së qëndrimit apo pamundësisë për të ndryshuar qëndrimin e sigurt.

“Miqtë tanë mundet me na mësu për plotë sene, mundet me na tregu për hunin e konopin, ama veç për Serbinë jo!

Nuk ka kush në botë që e njeh Serbinë më mirë se populli shqiptar!

PIKË!” – shkruan Basha në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img