6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy arsyet që detyruan kosovarët t’i rritin kreditë

Rritja e kredive konsumuese në Kosovë ndodh për shumë arsye, duke filluar nga inflacioni dhe rënia ekonomike, ngritja e çmimeve dhe faktorë të tjerë. Kështu vlerësojnë për Radio Kosovën, njohës të ekonomisë, duke theksuar se bankat po e shfrytëzojnë këtë mundësi për përftime të tyre.

Norma mesatare e interesit te kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind në muajin prill, derisa në mars, ishte 6.2 për qind, thuhet në raportin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën, thotë se çdo ditë ka intencë të rritjes së kamatave bankare, për çka më së shumti po dëmtohen ekonomitë familjare. Gërxhaliu bënë thirrje për liberalizim të tregut bankar.

“BQK duhet të jetë më aktive në kontrollim dhe mbi të gjitha në liberalizim të tregut, që të kemi banka të fuqishme. Në Kosovë ka banka komerciale që nga vendet ku vijnë, janë brendë në funksion të zhvillimit, ndërsa në Kosovë janë adresë e kundërt. Duhet të ndryshohet kjo qasje sepse qytetarët e Kosovës po varfërohen çdo ditë e më tepër”, tha ai.

Rënia ekonomike dhe çmimet e larta ne treg, kanë bërë që bankat të shfrytëzojnë këtë situatë për përftime, thotë për Radio Kosovën, njohësi i ekonomisë, Ardijan Sahiti.

“ Dikur njerëzit i kanë huazuar ato te familjarët, ndërkaq sot ajo ka rënë, për shkak se secila familje tash ka obligimet e veta dhe pashmangshëm i detyron ata të marrin kredi në banka, dhe unë jam i bindur se ky është shkaku që ka ndikuar në rritjen e kredive në banka, d.m.th rënia ekonomike, ngritja e çmimeve dhe mungesa e huamarrjes, kanë ndikuar që te kemi këtë shpërthim të kredive nga banka”, tha ai.

Ekspertët thonë se vitin e kaluar qytetarët kanë shpenzuar afër 50 milionë euro nëpër drafte të ndryshme bankare, pasi që nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër për të plotësuar nevojat e domosdoshme të familjes, përveç të huazojnë para nga bankat, qofshin ato me interesa ndër më të lartat në Evropë, siç vazhdojnë të jenë në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img