6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada Amerikane: Duhet të sigurohet mbështetja e komuniteteve për ushtrinë

​Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schohn, i tha Radios Evropa e Lirë në një përgjigje me shkrim, se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës që çon drejt ndryshimeve Kushtetuese”

Schon tha se “e vetmja mënyrë për të arritur këtë është përmes përpjekjeve të qarta për t’iu qasur komuniteteve me qëllim të sigurimit të mbështetjes së tyre”.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara që të punojnë me Kosovën në këtë rrugë”, thuhet në një përgjigje me shkrim të zëdhënëses së ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Deklarimet e ambasadës së SHBA-së erdhën në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka këmbëngulur në procedimin e projektligjit të hartuar nga zyra e tij për shndërrimin e FSK-së në një ushtri të Kosovës.

Më shumë se një javë më parë Thaçi dërgoi në Kuvendin e Kosovës projekt ligjin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e kanë cilësuar “hap të njëanshëm”.

Por, presidenti Thaçi, që ka ‘kërcënuar pak ditë më parë me dorëheqje në rast të mosvotimit të ushtrisë së Kosovës në Kuvend’, ka ripërsëritur garancitë për partnerët ndërkombëtarë se i gjithë procesi i transformimit do të zbatohet në koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nisma e presidentit Thaçi ndërkaq shënon reagimin e parë të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara, një vend ky që ka ndihmuar Kosovën në proceset më të rëndësishme të saj përfshirë dhe shpalljen e pavarësisë së vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img