Koloneli Ismajl Brahimi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç ka njoftuar ambasada e Kosovës në SHBA, gjatë ceremonisë së diplomimit ishin gjenerali Mark A. Milley, gjenerali Micheal T.Plehn dhe gjenerali Jeffrey H. Hurlbert.
“Urime kolonelit Ismajl Brahimi për diplomimin e tij në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington, D.C.Të pranishëm në ceremoninë e sotme të diplomimit ishin gjenerali Mark A. Milley, Kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Michael T. Plehn, USAF, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert, komandant i Kolegjit Kombëtar të Luftës. ????”. /thuhet në postimin në Twitter.