7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e Kosovës me 1 mijë e 207 mungesa

Gjatë vitit 2016, deputetët kanë munguar 1,207 herë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare, që i bie se mesatarisht secili komision ka 80 mungesa. Këto shifra, janë bërë publike nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit. Aty, nuk përfshihen mungesat në seancat plenare.

Sipas shifrave të Institutit Demokratik të Kosovës, prinë, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri me 183 mungesa. Pastaj ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim me 147 mungesa, ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport me 130 mungesa, i pasuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me 110 mungesa.

Ndërkaq, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka 107 mungesa, ai për Integrime Evropiane, 99 mungesa, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale me 76 mungesa, ai për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me 65 mungesa, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike me 52 mungesa, ai për Punë të Jashtme ka48 mungesa, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 48 mungesa, ai për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media me 41 mungesa, Komisioni për Stabilizim Asociim me 35 mungesa, Komisioni përMbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë me 33 mungesa dhe ai për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së me 33 mungesa.

Komisionet parlamentare janë trupa përbërëse të Kuvendit të Kosovës, funksion parësor i të cilave është shqyrtimi dhe procedimi i projektligjeve që u adresohen.

Anëtarë të komisioneve janë deputetë nga të cilët pritet të kenë më shumë njohuri rreth çështjeve që bien në fushë veprimtarinë e komisionit përkatës.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 15 komisione parlamentare dhe një nën komision./rel/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img