-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se shitnin mjaltë që rrezikonte shëndetin, Prokuroria ndalon për 48 orë pesë personat që u arrestuan dje

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm, ku u arrestuan pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të arrestuarit, K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I.,, janë ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë shitur mjaltë të kontrabanduar që nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmbanë substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt.

Ata dyshohen se që nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut, të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë” me origjinë nga vende të ndryshme.

“Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 09 Qershor 2023 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë dhe Doganën e Kosovës, Inspektorë të Tregut dhe Agjencionin e e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, ku, me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona të dyshuar me inicialet K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut, të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë” me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve, me ç’ rast Doganës së Kosovës i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, gjatë periudhës kohore të lartëcekur, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, mallin e kontrabanduar e vëjnë në qarkullim për shitje pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar- AUV në Kosovë, duke e plasuar nëpër lokale të ndryshme nëpër Ferizaj dhe nëpër vende të tjera në Kosovë duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmbanë substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img