-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kupa e Botës: UEFA ndan para për 736 pjesëmarrëset

Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) njoftoi këtë të enjte se FIFA do të japë një çmim monetar prej të paktën 28 000 eurosh për secilën nga 736 pjesëmarrëset në Kupën e Botës për femra.

Duhet theksuar se është një çmim i dhënë drejtpërdrejt nga FIFA për çdo lojtare dhe nuk menaxhohet nga federatat kombëtare, si zakonisht.

“Zëri i lojtareve u dëgjua, ne hodhëm një hap tjetër drejt barazisë gjinore, në nivelin më të lartë konkurrues. Kjo është një trashëgimi e qëndrueshme”, lexohet në deklaratë.

“Konfirmimi i barazisë dhe kompensimi i garantuar për çdo lojtare në Botërorin e ardhshëm është rezultat i një veprimi kolektiv dhe një negociimi konstruktiv i shumë lojtareve dhe strukturave sindikale”.

Kujtojmë se në mars, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi një rritje të çmimeve monetare për Kupën e Botës për femra në 150 milionë euro, pra trefishi i shumës së dhënë në vitin 2019.

Lojtaret që eliminohen në fazën e grupeve do të marrin 28 000 euro, ata që thonë lamtumirë në 1/8-tën marrin 56 000, arritja në çerekfinale vlen 84,000, finalistja 153 000 dhe për fituesit 252 000 euro.

Kupa e Botës për femra do të zhvillohet ndërmjet 10 korrikut dhe 10 gushtit, në Zelandën e Re dhe Australi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img