2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj për draftin e Ramës: Është argat për Kurtin, çdo veprim në themelimin e Asociacionit është në dëm të Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se dorëzimi i një draft-statuti nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është synim për ta shpëtuar kryeministrin Kurti dhe për ta dëmtuar Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se draft-statutin i ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

E këtë gjë, Molliqaj e sheh si mënyrë për t’i riparuar marrëdhëniet e Kurtit me faktorin ndërkombëtarë.

Molliqaj konsideron se Kosova duhet të shpëtohet nga Asociacioni edhe nga kryeministri Kurti. Ai thotë se çdo veprim në themelimin e Asociacionit është shpëtim për Kurtin e dëm për Kosovën.

“Parimisht duhet të dyja duke e ndihmuar e ndërhy për interesa të shteteve respektive sepse jemi një komb. Madje Shqipëria e ka obligim edhe kushtetues, në preambulë kujdesin për shqiptarët jashtë kufijve administrativ të saj. Mund të kesh motiv të mirë por jo gjithmonë motivi të amniston prej rezultateve që i ke. Kurti sot nuk ka nevojë për me u shpëtu, sot ka nevojë Kosova me u shpetu. Për me u shpëtu Kosova duhet të shpëtohen edhe nga Asociacioni edhe nga Kurti”, u shpreh Molliqaj, teksa thotë se Shqipëria duhet të insistojë për një marrëveshje të përhershme Kosovë-Serbi.

“Këto dyja tashmë janë lidh me njëra-tjetrën dhe janë projekte të pandashme me njëra-tjetrën, prandaj veprimi i kryeministrit Rama mua më duket ndonëse mund të ketë motive të mira, si rezultat e ka me e shpëtu Kurtin. Pra kjo është argat për Kurtin, jo për Kosovën. Për Kosovën do të ishte argat sikur Shqipëria do të dilte me një qëndrim që Kosovës dhe Serbisë i vyen një marrëveshje e përhershme, që ka një kompromis brenda por që marrëveshja është e përhershme. Jo tash ta bëjmë Asociacionin për me e shpëtua Kurtin nga marrëdhëniet me ShBA-të, sepse ShBA e bëri të qartë që ne kemi problem me kryeministrin e Kosovës e jo me Kosovën, prandaj Asociacioni i bën dëm Kosovës e shpëton Kurtin. Çdo veprim në themelimin e Asociacionit prej kujtdo që vjen është me shpëtu Kurtin e me dëmtu Kosovën”, u shpreh Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img