Policia në Kllokot sot ka pranuar një informatë lidhur me një rast të sulmit fizik që ka ndodhur në këtë komunë dhe më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bëhet e ditur se ata kanë arrestuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor në Kllokot. Nga hetimet e para dyshohet se deri te incidenti ka ardhur për shkak të një borxhi mes tyre.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë pushkë gjuetie, e cila është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit u ngrit kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Sulëm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.