8.5 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Pandemia përkeqësoi shëndetin mendor në Europë

Përkeqësohet situata e shëndetit mendor ne Evropë. Më shumë se 1 në çdo 6 persona vuan nga të tilla shqetësime, ku në një popullsi prej rreth 447 milionë banorë, 87 milionë kanë një problem të tillë. Jo vetëm, por edhe kostot e mosveprimit përllogaritet të jenë 600 miliardë Euro çdo vit.

Këto janë statistikat e bëra të ditura nga Komisioni Evropian, ku theksohet se duhet një strategji e mirëfilltë, pasi pas pandemisë situata në kontinentin tonë është në përkeqësim të mëtejshëm.

Dhe për më tepër, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë është pikërisht vetëvrasja, çka duhet të vërë në alarm të gjithë shoqërinë dhe autoritetet, raporton Klan News.

Por edhe në nivel global vërehet i njëjti trend. Duke cituar raportin e fundit të OBSH, që është edhe më i mirëhartuari dhe i ploti që nga vitit 2000, rezulton se mbi 1 milliard njerëz vuajnë nga shqetësime mendore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img