Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me homologen e saj nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar.
Gjatë bisedës të dyja presidentet kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit.
“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.