8.8 C
Pristina
Saturday, October 26, 2024

Buy now

spot_img

Kica Xhelili – Golës: Policëve ia hiqni rrezikshmërinë prej pagës, a ia paguan morali bukën në fund të muajit?

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.

Gjatë fjalës së tij, Gola ka kritikuar reagimet e opozitës dhe një pjese të opinionit publik në raport me ngjarjet e fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri.

Sipas tij, për ngjarjet në veri secili nga deputetët opozitarë do të duhej ta vendoste vetën në pozitën e mësimdhënësit të “Edukatës Qytetare”

“Ajo që më sillet ndër mend ditëve të fundit, është pozita e mësimdhënësi të Edukatës Qytetare. Mund të tringëlloj cinik, e ndoshta edhe ngapak patetik, por sigurisht nuk e kam atë qëllim. Por njëmend shumicës së opozitarëve do ua rekomandoja që ta vendosin veten në pozitën e mësimdhënësit të Edukatës Qytetare sot, ku bëhet fjalë për veriun dhe për reagimet që në përgjithësi opozita dhe një pjesë e opinionit publik ka pasur në raport me këto ngjarje. Si do t’ia shpjegonin demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut, sundimin e rendit, sundimin e ligjit, pavarësinë, sovranitetin, institucionet, e kështu me radhë”, tha Gola.

Por Kica-Xhelili ka thënë se ai nuk duhet të tingëllojë as popullist.

“A të kanë mësuar që nuk është mirë të jesh vetëm cinik e ironik por edhe popullist. Kur flet për mbështetje të Policisë dhe ia heq rrezikshmërinë prej pagës e flet si duhet t’i mbështesim moralisht a ia paguan morali bukën në fund të muajit. Ky është mentaliteti me të cilin mundoheni ta atakoni secilin individ. Kur po mundoheni ta kapitalizoni patriotizmin më fal a keni harruar që deputetë në këtë sallë janë fëmijë të njerëzve që janë vrarë në luftë. Ju jeni në gjendje ta manipuloni opinionin sepse e dini që ka brishtësi të jashtëzakonshme në patriotizëm. Ne të tjerët e kemi guximin të dalim kundër asaj brishtësie sepse sot është lehtë të dalim në krah të Kurtit për populizëm. Kur dilni të bëni leksione herën tjetër merreni një pasqyrë para vetës”, ka theksuar Kica-Xhelili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img