-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Serbia nuk ka fuqi që ti prek asnjë fije floku Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ngritur shqetësimet e tij lidhur me situatën e krijuar në Kosovës.

Rama ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën përfundimisht në vitin 1999 dhe më nuk e ka asnjë fuqi që t’i prek Kosovës asnjë fije floku.

“Nuk ka kërcënim për Kosovën nga viti 1999, ai është vetën më mendjen e politikanëve në Kosovë dhe vetëm një mënyrë për të bërë politikë të brendshme”, ka thënë Rama.

“Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që t’i prek Kosovës asnjë fije floku. Këtë e di secili që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës”.

Mes tjerash, Rama ka bërë të ditur se i ka dërguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Me Albin Kurtin nuk e kemi diskutuar dokumentin. Nuk është fati i Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënëai.

“Por, nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im”, është shprehur Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img