Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha, është shfaqur në seancën e sotme të Kuvendit e veshur me një bluzë me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Veshja e saj ka marrë vëmendje pasi ditëve të fundit është nxitur një debat i madh rreth raporteve të Kosovës me SHBA-në, si rezultat i qortimit amerikan për Qeverinë Kurti pas veprimeve në veri të vendit.