-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shoqëria civile: Projektligji i ri për zgjedhjet përmban ndryshime që besojmë se e cenojnë integritetin zgjedhor

Gjashtë organizata të shoqërisë civile iu kanë drejtuar deputetëve të Kuvendit me një letër publike në lidhje me reformën zgjedhore.

Në këtë letër thuhet se projektligji i ri për zgjedhjet përmban ndryshime të cilat cenojnë integritetin zgjedhor.

Sipas tyre, disa nga ndryshimet më problematike kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve.

“Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë. Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve”, thuhet në letër.

 

Letra e plotë:

????????????????̈???? ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ???? ????????????????????̈????????????????̈ ???????????????????????? ???????????????????????????????? ????????????????????????????????̈???????? ????????̈ ????????????????????????????????, ???????????????????????? ???????? ????????????????????????????̈???? ????????????????????????????????????

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Reforma zgjedhore është padyshim një prej temave më të diskutuara në diskursin politik kosovar, por e cila ka mbetur pa një epilog prej më shumë se një dekade, pavarësisht iniciativave të shumta. Iniciativa e fundit është ajo e vitit 2022, kur ishte arritur dakordimi për themelimin e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, por i cili në fakt kishte mandat të kufizuar në adresimin teknik të mangësive të sistemit zgjedhor, sipas rekomandimeve të misioneve të BE-së dhe atyre vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Si organizata të shoqërisë civile, kemi mirëpritur një iniciativë të tillë, duke besuar që konsensusi për adresimin e problemeve teknike të administrimit të procesit zgjedhor do të pasohej edhe nga diskutime përmbajtësore për vet sistemin zgjedhor, duke pasur në konsideratë kufizimet për shkak të pamundësive për ndjekjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese. Edhe në kuadër të grupeve punuese, kemi ofruar qëndrimet tona mbi çështjet më esenciale të projektligjit, por të cilat fatkeqësisht nuk janë marrë sa duhet parasysh. Ne jemi të bindur që Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, jo vetëm për shkak të kërkesave ndërkombëtare në kuadër të proceseve integruese, por si nevojë burimore për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe avancimin e nivelit të demokracisë.

Fillimisht, duke qenë se ky projektligj është tejet i rëndësishëm në vet nivelin e demokracisë së Kosovës, është në interes të publikut që i njëjti t’i nënshtrohet procedurave standarde të diskutimit dhe konsultimit me publikun e gjerë, sipas afateve optimale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Prandaj, ne kundërshtojmë mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara – dhe atë në të dy leximet brenda ditës së sotme.

Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë. Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve.

????????̈????????????????????????????????????????̈???????????? ???????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????̈???????? është ndër ndryshimet më të dëmshme në kuadër të projektligjit, që cenon seriozisht integritetin zgjedhor. Me ndryshimet e propozuara, të drejtë kandidimi nuk do të kenë vetëm ata që janë të dënuar me burgim efektiv prej një ose më shumë vitesh, duke e barazvlerësuar kriterin për kandidim me atë për humbje të mandatit. Kjo dispozitë ulë standardin për aplikim të kandidatëve si dhe ngushton gamën e kufizimeve mbi pamundësinë e kandidimit, duke i dhënë mundësinë kandidatëve që kanë qenë të dënuar me dënime me kusht, gjobë apo por me më pak se një vit burgim efektiv, për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Për më keq, ky ndryshim nuk merr në konsideratë faktin që sistemi gjyqësor i Kosovës shquhet për politikë të ulët ndëshkimore, meqë rast vetëm në dy vitet e fundit, mbi 80% e të personave të përfshirë në vepra penale të korrupsionit, janë dënuar vetëm me kusht, me gjobë ose me më pak se një vit burgim efektiv. Të gjithë këta individë mund të jenë potencialisht kandidatë apo deputetë në të ardhmen, duke e cenuar seriozisht integritetin por edhe imazhin e vet Kuvendit.

Projektligji i ri rrezikon edhe ????????????????????????̈????????????????̈ ???? ????????????-????????̈, meqenëse është paraparë mundësia e shkarkimit të kryesuesit apo anëtarëve të KQZ-së me propozim të 2/3 të anëtarëve të KQZ-së për rastet e dëmtimit të statusit apo integritetit të institucionit. Këto ndryshime nuk janë në linjë me rekomandimet e misioneve të BE-së, por as me standardet ndërkombëtare, për shkak se në vend të përcaktimit se cilat janë rrethanat apo veprimet që përbëjnë cenim të statusit apo integritetit, është mundësuar politizimi i përfundimit të mandateve të anëtarëve, por sidomos Kryesuesit të KQZ-së, që do t’a zbehë besimin e publikut në këtë institucion.

???????????????????????? ???? ????????????????̈???? ???????????????????????????????????????????????????? ????????̈ ???????? ????????????????????????????????????̈, siç ka qenë në zgjedhjet e vitit 2007, është ndryshim tjetër i propozuar në kuadër të projektligjit. Sipas statistikave zyrtare por edhe matjeve tjera, votuesit kanë pasur mesatarisht rreth 3 kandidatë të preferuar në votën preferenciale prej 5 kandidatësh, ndërsa në vet zgjedhjet e vitit 2007 kanë votuar vetëm rreth 5 kandidatë nga 10 vota preferenciale sa kishin në dispozicion. Ky ndryshim është më shumë zhvendosje e përplasjeve dhe garës brenda-partiake tek votuesit sesa që në realitet kontribuon në përfaqësim më të drejtë apo kualitativ në Kuvend. Ky ndryshim mund të jetë kundër-produktiv në raport me evitimin e grupimeve prej pesë kandidatëve që propozohen nga degë të caktuara. Dyfishimi i votës preferenciale do të dyfishojë edhe kohën e numërimit, si dhe do të rrisë potencialin e manipulimit të vullnetit qytetar nga ana e komisionerëve, sidomos në rastet kur votuesit do të shënjojnë më pak se 10 kandidatë.

????????????????̈???????????????? ???? ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈???????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????̈???????????????????? do të jetë risi e procesit zgjedhor në Kosovë. Si rezultat i parregullsive dhe problemeve me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike është paraparë centralizimi i procesit të numërimit të votave të tyre nëpër secilën komunë. Ndonëse duhet të testohet në praktikë, kjo formë e numërimit mund të shoqërohet nga probleme lidhur me besimin e publikut në rezultate – duke u nisur nga vet fakti që kutitë e votimit do të hapen dy herë për numërim. Po ashtu, fakti që mund të ketë gabime gjatë numërimit të votave të subjekteve politike, mund t’a paralizojë punën e ekipeve të numërimit.

???????????????????? ????????̈???? ????????????????????????????????????̈???? ???? ???????????????????????????? dhe ???????????????????????? ‘????????????????̈????’ ???? ????????̈????????????????????̈???????????????????? ???????????????????????? janë çështje shumë të rëndësishme, por që nuk janë trajtuar fare në kuadër të projektligjit. Derisa kandidatët e pavarur duhet të fitojnë 5% të votave për të fituar një mandat, me përqindje të njëjtë, partitë politike dhe koalicionet fitojnë 6 ulëse në Kuvend, duke ngritur kështu dilemë kushtetuese për diskriminim. Sipas standardeve të shumë vendeve, duhet të ketë reduktim të pragut për kandidatë në 1% apo prag natyral, duke garantuar mosdiskriminim. Në anën tjetër, edhe pse viteve të fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e nivelit të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës edhe pa ndihmën e kuotës gjinore, situata mbetet ende larg ideales. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, por edhe sfidimit gjyqësor të kuotës gjinore prej 30% nga Avokati i Popullit, nuk do ketë pjesëmarrje të barabartë gjinore në listat zgjedhore të kandidatëve sipas modelit “zebër” – ku çdo i dyti kandidat në lista do të duhej të ishte i gjinisë tjetër, në pajtim edhe me Ligjin për Barazinë Gjinore.

Organizatat përkrahëse:

Democracy for Development (D4D)

Group for Legal and Political Studies (GLPS)

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova (KDI)

Kosovo Law Institute (IKD)

Lëvizja FOL

Organizata Çohu / Preportr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img