4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Organizatat e shoqërisë civile me paralajmërim për deputetët rreth Projektligjit për Zgjedhjet

Organizatat e shoqërisë civile i kanë drejtuar një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me reformën zgjedhore.

Këto organizata po kërkojnë që Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të mos trajtohet në procedura të përshpejtuara.

“Prandaj, ne kundërshtojmë mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara – dhe atë në të dy leximet brenda ditës së sotme”, thuhet në reagimin e tyre.

“Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë. Disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Ndërkohë, pikë e vetme e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës është Projektligji për Zgjedhjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img