-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Është i vështirë”/ Deputeti i larguar nga VV-ja tregon vërejtjen që ia dha Kurtit

Deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se do ta votonte mocionin për rrëzimin e qeverisë nëse ai do të iniciohej para se të përshkallëzohej situata në veri të vendit.

Ai ka thënë se, sikurse emisari amerikan Gabriel Escobar, edhe ai i ka dhënë vërejtje kryeministrit Albin Kurti për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

“Deklarata e Escobar për Kurtin se nuk ka instinkt bashkëpunimi? Këtë vërejtje ia kam dhënë edhe unë. Është i vështirë Kurti, por për këtë problem [në veri] nuk e votoj rrëzimin e Qeverisë. Nuk është korrekte”, ka thënë Humolli.

Ai ka deklaruar se nuk do ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit.

“Para situatës në veri unë do të kisha votuar për rrëzimin e qeverisë, por tash nuk është korrekte në këtë situatë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img