-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Messi tregon pse nuk pranoi të rikthehet te Barcelona

Lionel Messi ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Inter Miamin dhe nga sezoni i ardhshëm do të luaj në MLS.

Ish-futbollisti i PSG-së, këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste për gazetën spanjolle, “Mundo Deportivo’’.

Messi ka qenë i lidhur për një rikthim të mundshëm te Barcelona, por ai ka treguar pse e ka refuzuar këtë mundësi.

“Kam përkrahur Barçën gjatë vitit, jam një tifoz. Kam folur shumë me Xavi, kemi diskutuar dhe kemi pasur gjithmonë shkëmbime të shpeshta. Doja shumë të kthehesha te Barça, e kisha atë ëndërr. Por pas asaj që ndodhi dy vite më parë, nuk doja të isha më në të njëjtën situatë, duke e lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër.”, ka thënë Messi.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se vendimi për tu transferuar te Inter Miami ka ardhur pasi ka mënduar për familjen e tij, duke komentuar edhe situatën me La Ligan për çështjen e pagës.

‘’Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për mua dhe familjen time.

Kam dëgjuar raportet se La Liga ka dhënë dritën jeshile, por e vërteta është se shumë, vërtet shumë gjëra ende mungonin për të bërë kthimin tim në Barça. Nuk doja të isha përgjegjës që të shesin lojtarë apo të ulin rrogat. Isha i lodhur.’’, ka deklaruar Messi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se duke parë dashurinë që kanë tifozët e Barcës për të, e ka dashur një lamtumirë si Iniesta, Busquets, Jordi Alba, Xavi, pork jo ishte e pamundur.

“Do të kisha dashur një lamtumirë si Iniesta, Busquets, Jordi Alba, Xavi… kjo është arsyeja pse isha shumë i lumtur të dëgjoja thirrjet me emrin tim nga tifozët e Barçës në Camp Nou.

Ishte një ndjenjë e çuditshme të dëgjoje tifozët e Barçës që thërrisnin emrin tim, por më pas… nuk isha atje.”, tha Messi për MD.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img