1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pas digës, rusët hedhin në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

Frika për një tjetër fatkeqësi mjedisore u ngrit në Ukrainë pasi tubacioni  më i madh i amoniakut në botë i vendosur në Kharkiv u bombardua të martën.

Sipas mediave të huaja, burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi që shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas.

Mësohet se, aty strehohet një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-OdessA.

Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, me Rusinë që është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën.

Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim të rëndë në mushkëri, fyt, hundë dhe sy, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore për njerëzit që mund të ekspozohen ndaj tij.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img