11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku pret në takim ambasadorin britanik: Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike “me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit”.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”.

“Kryetari Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img