-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“S’je burrë po të la gruaja”, psikologia shqiptare shpjegon pse burrat s’e pranojnë divorcin

“Burrat e kanë të vështirë të pranojnë se gruaja mund t’i lërë”, kështu tha në “Good Moorning Albanians” psikologia Eriona Hoxha.

Ajo tha se në mentalitetin shqiptar kjo gjë është shumë e vështirë të pranohet pasi kur gruaja lë burrin atij i duket sikur i “humbet burrëria”.

“Marrëdhëniet në martesë e bashkëjetesë, ku ka edhe fëmijë, në fillim fillojnë këto, më fal nuk do e përsëris më.

Unë i ndaj si probleme kronike, tre muaj është lutja, gjashtë muaj janë kërcënimet dhe po u bë zgjidhja e martesës, ka raste që qetësohen, shumica, pas vendimit të gjykatës qetësohen dhe pranohet divorci.

Pranohet që një grua mund të të lëri, se te ne është shumë e vështirë po të la gruaja. Po të la burri s’ka problem por po të la gruaja…”, tha psikologia Eriona Hoxha për Euronews Albania.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img