7.4 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës shpall fituesin e tenderit 12 milionësh

Të premten pritet të nënshkruhet kontrata 12 milionëshe mes Komunës së Prishtinës dhe dy kompanive private që fituan këtë tender.

Komuna e Përparim Ramës do të paguaj deri në 15 mijë euro për tri vite radhazi dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth tenderit për “Arkitektit të Kryeqytetit”.

“Arkitekti i Kryeqytetit” është një shërbim i cili do t’i vihet në punë administratës së kryetarit Përparim Rama për realizimin e projekteve arkitekturore në Prishtinë.

Tenderi për ‘Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit’, i cili është hapur vitin e kaluar, është e paraparë të vlejë 12 milionë euro.

Me çmim njësi prej 394,984.55 euro, Komuna e Prishtinës e ka shpallur fituese të kontratës konsorciumin privat të përbërë nga kompanitë “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.”.

Oferta e konsorciumit “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” është vlerësuar me më së shumti poena dhe me çmimin njëri prej 394 mijë euro, është shpallur fituese kundrejt dy ofertave të tjera. Në këtë tender kishin ofertuar tri konsorciume. Dy ofertat e tjera janë shpallur të pavlefshme.

Ndarja e 12 milionë eurove për konsulencë rreth shërbimeve të “Arkitetektit të Kryeqytetit”, është kritikuar zëshëm nga opozita e kryetarit Përparim Rama në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img