11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Emërohen mbikëqyrësit e gjykatave themelore të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë takimit me anëtarët, kanë votuar për gjyqtarë mbikëqyrës të disa degëve të gjykatave themelore në Kosovë

Është mbajtur takimi i njëqind e shtatëdhjetë e pestë (175) i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë votuar për gjyqtarë mbikëqyrës të disa degëve të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarë mbikëqyrës të cilëve iu dha besimi për të mbikëqyrë disa degë të gjykatave themelore për katër vitet e ardhshme janë si në vijim:

Avdirrahman Gashi – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Prishtinë, dega Lipjan.

Milena Djeric – gjyqtare mbikëqyrëse, Gjykata Themelore Prishtinë, dega Graçanicë.

Sulltan Dobraj –  gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Pejë, dega Deçan.

Arben Mustafaj – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Pejë, dega Istog.

Prenk Palushi – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Pejë, dega Klinë.

Sabaheta Kurteshi – gjyqtare mbikëqyrëse, Gjykata Themelore Prizren, dega Dragash.

Nuredin Abazi – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Prizren, dega Suharekë.

Skender Shefkiu – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Gjilan, dega Viti.

Hasan Sadiku – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Gjilan, dega Novobërdë.

Rifat Bllata – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Mitrovicë, dega Vushtrri.

Hajrullah Aruqi – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Mitrovicë, dega Skenderaj.

Musa Konxheli – gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Ferizaj, dega Shtërpcë.

Lulzim Paqarizi –  gjyqtar mbikëqyrës, Gjykata Themelore Gjakovë, dega Malishevë.

Anëtarët e KGjK-së morën vendim për përsëritjen e konkursit për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega  Rahovec.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img